Familja shqiptare në Greqi përfshihet në aksident, humb jetën nëna e 3 fëmijëve, në gjëndje të rëndë burri dhe një nga vajzat

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë në ishullin Naxos në Greqi, ku për pasojë ka ndërruar jetë nëna e 3 fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 01.30.

Mësohet se gruaja ishte e ulur në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa të ter fëmijët, dy vajza të mitura dhe djali pak më i rritur, ishin ulur pas. Thuhet se nga aksidenti, më rëndë janë babai dhe një prej vajzave.

Sipas të dhënave të para, familja në mbrëmje ishte në restorant ku burri kishte pirë alkool. Thuhet se shqiptari drejtonte makinën me shumë shpejtësi, ndërsa kaloi në anën tjetër të rrugës dhe u përplas duke u shkatërruar. Zjarrfikësja deklaroi se aksidenti ishte i rëndë dhe familja ishte e izoluar mes hekurave të makinës. Familja jetonte shumë vite në ishull, ndërsa gëzonte respektin e banorëve të zonës, ndërsa merreshin me biznes.

Zjarr Tv Ad