Familjarë biznesmenësh, ja kush janë këshilltarët e presidentit Nishani

0
1454
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një skandal më vete përzgjedhja e këshillitarëve të presidentit të Republikës, Bujar Nishani. I hershëm, por që del në pah dhe faktohet tani në momentin e vetëdeklarimit. Nishani ka përzgjedhur si këshilltarë familjarët e politikanëve dhe biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri.

njerezit e presidentit 1

Nuk dihet mbi ç’kritere, por Nishani ka menduar të ketë këshilltar Eduard Frangajn, vëllai i Aleksandër Frangajt.

Po kështu ka menduar si këshilltar me vlerë edhe djalin e Fahri Balliut, pronar i gazetës opozitare “55”.

Lista e këshilltarëve vazhdon me gruan e Aldo Bumçit. Aty janë edhe dy biznesmenët e fuqishëm, me dy fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën: Shefqet Kastrati dhe Avni Ponari.

Shefqet Kastrati ka futur djalin e tij Leonardin, ndërsa Avni Ponari vajzën, Ujvarën.

Nuk mungon as përfaqësuesi nga gjyqësori, Olsi Kristo, djali i Vladimir Kristos, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Duket se, që të jesh këshilltar i Nishanit, duhet të plotësosh ca kritere të qarta. Një prej tyre ka të bëjë me fatin sigurisht: të jesh bija apo biri i dikujt të famshëm. Duke mos paragjykuar aftësitë profesionale të bijve, sërish mbetet dyshuese kjo listë e kopsitur në këtë mënyrë, me pasardhës, vëllezër, apo bashkëshortë të politikanëve dhe biznesmenëve të njohur në Shqipëri.

Newsbomb/d.i.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad