Familjarët dynden drejt dyerve të “Shefqet Ndroqit”, spitali plot, sa persona ndodhen në gjendje të rëndë

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spitali Shefqet Ndroqi është shndërruar në vatrën më të nxehtë të trajtimit të rasteve të rënda me Covid 19, duke qenë se është i specializuar dhe për problemet pulmonare. Gazetarja e Fax News Fjona Çela raporton se kapacitetet e këtij spitali janë drejt ezaurimit të plotë, për shkak se fluksi i pacientëve ka qenë shumë i madh.

Për shkak të numrit shumë të madh të personave që kërkojnë trajtim në spital, edhe kati i parë i godinës, i cili shërbente për konsulta, tashmë është shndërruar në pavion, për personat e shtruar.

Në total në spitalin “Shefqet Ndroqi” 13 pacientë ndodhen në repartin e reanimacionit, nga të cilët 7 persona ndodhet në intubim. Ajo që mbetet e pasqaruar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesa e pacientëve të shtruar që nuk janë konfirmuar pozitiv me tampon, por nëpërmjet skanimi, të cilët nuk janë pjesë e statistikave zyrtare që raportohen çdo pasdite nga ana e Ministrisë së Shëndëtësisë.

Në ambientet e jashtme të spitalit, edhe sot ka pasur një numër të madh pacientësh që interesohen për të afërmit e tyre, ndërkohë që nuk mungojnë as qeset me ushqime, që iu dërgojnë personave të shtruar, edhe pse kontakti me ta iu mohohet prej ditësh.

Për shkak të rrezikut të infektimit, asnjë prej personave të shtruar nuk lejohet që të vizitohet nga familjarët, të cilët  hea herës krijojnë radhë artificiale në oborret e dy spitaleve Covid, me shpresën për të marrë lajme të mira nga të afërmit e tyre.

Zjarr Tv Ad