Familjarët të shqetësuar te Sanatoriumi/ Nuk pranohet më asnjë pacient…

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në spitalin e Sanatoriumit, nuk pranohen më pacientë, për shkak të ezaurimit të kapaciteteve, ndërkohë që familjarët denoncojnë mungesën e informacionit, për të afërmit e tyre.

Një qytetar, i cili thotë se ka të shtruar kushëririn e tij në spitalin e Sanatoriumit prej 7 ditësh, thotë se asnjë mjek nuk ka komunikuar me ta për t’i treguar gjendjen.

“Kam kushëririn e shtruar në spital, një telefonatë me mjekun nuk kemi fare, kemi 7 ditë sot. Dimë numrin e dhomës, po se dimë fare se cila mjeke e ka në ngarkim, kemi ardhur nga Pogradeci, e sollëm në gjendje shumë të rëndë, dhe 7 ditë nuk e dimë ende si është. Kur flasim me pacientin na thotë që është pak më mirë, çfarë të themi ne?

Nuk dimë gjë, derisa nuk del një mjek që të na japë një informacion. Për të shtruar e kanë shtruar në moment, rroba i kemi sjellë, ushqim ka sa të duash nuk është problemi për ngrënie”, shprehet qytetari.

Me shtimin e personave të shtruar në spitale, shërbimi duket se lë shumë për të dëshiruar, ku mëngjesin e sotëm dy motra denoncuan në Fax Neës mungesën e shërbimit ndaj babait të tyre, i cili ndërroi jetë pak orë pasi mbërriti në spitalin Infektiv.

Zjarr Tv Ad