Familjet do t’i zgjedhin shtëpitë me short transparent

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, vizituan ditën e sotme ecurinë e punimeve në kantierin e rindërtimit në fshatin Bubq. Kryeministri u shpreh se, më 26 nëntor të këtij viti në këtë lagje të re që po ndërtohet do të strehohen rreth 200 familje të prekura nga tërmeti i dy viteve më parë.

Ministri Ahmetaj nga ana tjetër u shpreh se janë drejt fundit për infrastrukturën nëntokësore dhe mbi tokësore, ndërsa shkolla e re e Bubqit ka përfunduar tashmë dhe është hapur për nxënësit e kësaj zone.

“Shkolla ka përfunduar 100% ndërkohë banesat individuale janë në fazën e vendosjes së dyerve, dritareve dhe hidrosanitareve. Ndërkohë ka filluar dhe puna për fazën përfundimtare të infrastrukturës”, – u shpreh ministri Ahmetaj teksa shtoi se, – “në 25 nëntor do futen familjet qoftë tek njësitë individuale qoftë tek apartamentet. Mënyra do të jetë me short publik. Të gjitha familjet do të marrin shtëpi në mënyrë transparente, do ta zgjedhin vetë nëpërmjet shortit publik, se ku do ti bjeri shtëpia në katin e parë, të dytë apo të tretë, në bazë të tipologjisë 1+1, 2+1 apo 3+1”.

Rama theskoi gjithashtu se Bubqi hap pas hapi po kthehet në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin. “Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit, janë si zona rezidenciale në Tiranë ose dhe në bregdet. Janë si zona ku shkojnë njerëzit që kanë më shumë. Këtu do vijë ata që kanë më pak. Çështja është që edhe pjesën jashtë ta kopsisim mirë. Edhe këto vijat, rrugët, të jetë një gjë e kuadratuar”, – u shpreh kryeministri Rama.

Ndërkohë që ministri Ahmetaj u shpeh se përveç Tiranës dhe Durrësit, ku puna është më voluminoze, në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, shenjat po largohen gradualisht. “Me datë 25 nëntor, vetëm jashtë Tiranës janë gati 3000 familje që futen në shtëpi të reja dhe nuk fusim këtu pallatet DS4 që janë në proces apo DS3 që janë mbaruar. Dalë ngadalë deri në shtator të vitit tjetër nuk do kemi asnjë shenjë nga tërmeti”, – tha ministri Ahmetaj.

Zjarr Tv Ad