FAMILJET KOSOVARE HYJNË EDHE MË SHUMË NË BORXHE, RRITET INTERESIMI PËR KREDI

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjet kosovare po vazhdojnë të hyjnë në borxhe. Kështu, numri i kredive është rritur. Dikush thotë se ky trend i rritjes së kredive është bërë për shkak se është ulur kamata. Mirëpo, eksperti i Ekonomisë, Naim Gashi thotë bankat janë kujtuar vonë të ulin kamatat derisa kanë varfëruar qytetarin.

Mungesa e buxhetit vetanak për të financuar projekte, por edhe për plotësimin e nevoja familjare, ka bërë që numri i personave të cilët hyjnë në kredi dita ditës të rritet.

Sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti trendi i rritjes ka vazhduar edhe gjatë muajit mars të këtij viti.

Kryetari i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija përmend një element që sipas tij, ka ndikuar në interesimin e qytetarëve për kredi.

Kërkesa për kredi është shumë më e mirë se në vitet e kaluara kjo me siguri i atribuohet edhe rënjes së normave të interesit në vitet e fundit që do të thotë që biznesi po arrin me u zgjeru dhe zhvillu duke marrë kredi për projektet e tyre

Uljen e normës së interesit e konfirmon edhe guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

E sipas ekspertit të ekonomisë, Naim Gashit, ulja e normës së interesit nga bankat është e vonuar.

Aktualisht në kredi sipas BQK-së janë më shumë se 252 mijë persona fizik dhe mbi 23 mijë biznese derisa totali i kredive aktive në sistemin bankar të Kosovës është rreth 276 mijë.

Po ashtu sipas të dhënave të BQK-së në 14 vitet vjet e fundit bankat komerciale në Kosovë kanë lëshuar rreth 10 miliardë euro kredi.

Zjarr Tv Ad