Fansat kryqëzojnë Zhaklinën, çfarë deklaronte opinionistia më parë

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhaklin Lekatari është emri që zëvëndësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste në krah të Arbër Hajdarit.

Në fakt u prit mirë nga publiku pasi Zhaku është e formuluar, e lexuar dhe e drejtëpërdrejtë.

Por në atë kolltukun aty shumë shpesh ka ‘irrituar’ një pjesë të mirë të publikut dhe njëherë u bë pjesë e një skandali që përfshinte Oltën dhe bashkëshortin e saj. Por, një foto tjetër po qarkullon në rrjet dhe është një pjesë e shkëputur nga një intervistë e saj ku për Big Brother si format nuk shprehej aspak pozitive.

“Nuk e kam parë Big Brother e kam evituar sa më shumë të ishte e mundur. Ishte dalldi kolektive totalisht e pajustifikuar nuk doja ta dija çfarë ndodhte aty se ishte humbje kohe. Dinamikat e shtëpisë mund të ishin dhe të sajuara dhe nuk më sillnin asnjë të mirë. Sa më shumë i shihja të polariziar,më dukej sikur e gjithë kjo shoqëri e dalë në një arenë për personazhet e Big Brother. Një vrimë në ujë, një thagmë! Vetëm fakti që do jem e mbyllur dhe do jem kavje dhe nuk do vendos unë dhe nuk do jem unë aktori i asaj kohe,më shqetëson.”

Zjarr Tv Ad