Fansi emocionon Canën me një letër

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, ish kapiteni legjendar i shqiptarëve ka ndarë një letër të një fansi nga Polonia !

I nderuar z. Lorik Cana,
Do të doja t’ju përgëzoja për arritjet tuaja në fushën e futbollit. Prej shumë vitesh jam fansi yt, që nga koha kur luaje për skuadrën e O.Marseille. Edhe më pas kam ndjekur karrierën tuaj duke parë çdo lojë, në çdo fushë, tek luanit për skuadrën e vendit tënd apo klubet e ndryshme. Ke qenë gjithmonë lojtari im i preferuar , heroi i fëmijërisë sime dhe frymëzimi im. 
Kjo është arsyeja përse dua t’ju kërkoj një foto tuajën me një autograf. Kjo do të thoshte shumë për mua! Është ëndrra ime, do të isha shumë i lumtur dhe do t’ju isha shumë mirënjohës. 
Faleminderit për të gjitha emocionet që na ke dhuruar! Bashkë me këtë letër do të gjeni dhe një kontribut për fondacionin Lorik Cana 5. Së fundmi dua t’ju uroj gjithë të mirat në futboll dhe në jetën tuaj private”

Zjarr Tv Ad