“Farë e keqe”- Rama sulmon opozitën: Një degë e shtrembër e pemës tonë është e mbushur me ligësi, janë vënë në shërbim të…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Berati kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e konsideruar si një farë të keqe, e cila është vënë në shërbim të së keqes.

Kryeministri edhe njëherë përsëriti ato që deklaroi pak ditë më parë në Parlament, se opozita është pa fe, pa atdhe dhe pa din e iman, duke sqaruar se këto nuk janë fyerje

Duke u ndalur tek lufta, kreu i qeverisë u shpreh se ndërkohë që e gjithë bota flet për pasojat e saj, “këtu në Shqipëri ka disa që mendojnë njësoj si Putini, që nuk ka luftë”.

“Imagjinoni kur në Afrikë flitet për luftë dhe për pasojat e luftës, në Amerikë flitet për luftë dhe për pasojat e luftës, në Amerikën Latinë flitet për luftë dhe për pasojat e luftës, këtu në Shqipëri në mes të Evropës janë disa që duan me çdo kusht ta kthejnë përmbys këtë vend me pretendimin që nuk ka luftë. Nuk ka luftë është fiks e njëjta gjë që thotë ai zotëria që e ka nisur luftën, Putini. Imagjinoni kur nga brenda gjenden edhe shërbëtorë të gatshëm të vihen në dispozicion të interesave të tyre personale. Njerëz pa fe dhe thonë është fyerje. Fyerje është të vazhdojmë ti dëgjojmë. Njërës pa atdhe, dhe thonë është fyerje. Jo, fyerje është të vazhdojmë ti shohim. Njerëz pa din e iman, thonë është fyerje. Jo fyerje është të vazhdojmë ti kemi nëpër këmbët e këtij populli që ka që në 1912 që përpiqet të dalë matanë detit, për të kapërcyer historinë dhe nuk i ndahet. Nuk i ndahet një degë e shtrembër e pemës tonë ku krijesa të mbushura me një ligësi dhe një ankth të madh godasin vazhdimisht, helmojnë vazhdimisht, për ti thënë shqiptarëve se ky vend është i mallkuar pa ua thënë drejtpërdrejt”, theksoi kryeministri.

Rama u ndal edhe tek financimi rus në Partinë Demokratike, duke theksuar se Moska dha gjysmë milion dollarë për ketë parti, sepse PD kishte dhënë me pare prova.

“Sot ne jemi në këto kushte kur këta njerëz janë të ekspozuar, nuk janë më një hipotezë, asnjë krahasim metaforik, janë të ekspozuar si ata që janë vënë në shërbim të të keqes së këtij vendi. Këta njerëz kanë marrë para dhe këtë e di gjithë bota. Kanë marrë para nga ai vendi që ka filluar këtë luftë dhe i kanë marrë paratë për të rrëzuar qeverinë e vendit të tyre. Ka pasur një garanci, këta kanë dhënë prova. Sot është e qartë, të paktën njëra nga provat është publike, sesi kur ishin në qeveri bashkuan forcat me atë vendin atje për të goditur me akuzat më monstruoze UÇK, Kosovën dhe Shqipërinë. Ca duhet të bëjnë më shumë këta dhe çfarë i duhet kërkuar më pak sesa çdo shqiptari që të jetë në lartësinë e nevojës që ka Shqipëria për ta mbrojtur me krenari Shqipërinë dhe për të qenë krenar për emrin shqiptar. Asnjë gjë më pak nuk mund ti kërkohet. Kush është krenar për Shqipërinë nuk mund të përzihet me këtë farë të keqe”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad