Fasha 800 KW për energjinë/ Pano Soko: Rama po i zhvat qytetarët, në vend që t’i ndihmojë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në ‘Edicionin e Orës 19’ me Juli Krisafin në ‘Syri Tv’ ishte eksperti i ekonomisë Pano Soko.

Sako është shprehur se situata me krizën është shumë e vështirë pasi kemi një qeveri të papërgjegjshme dhe duhet të hartojë një plan sesi të ndihmojë qytetarët dhe jo të ngrejë çmimin e energjisë.

“Çmimi i energjisë nuk duhet të rritet sepse shqiptarët kanë që në 2017 që paguajnë një çmim të lartë për energjinë në krahasim me përpara që paguanin 7.7 lekë për kwh ndërsa bizneset paguanin 11.5 lekë

Në 2015 qeveria hartoj një reformë të thellë ku qeveria vendosi që për familjet të paguanin nga 7.7 ta bëjnë 9.5 kwh ndërsa për bizneset nga 11.5 në 13.5 kwh.

Kjo rritje ishte më qëllimin sipas qeverisë për të ndërtuar një sistem energjik që të jetë i pavarur nga bota me importin e energjisë.

Në momentin që u bë reforma çmimin energjisë për tu prodhuar kushtonte 2.5 lekë kah ndërsa çmimi i importit ishte 4 lekë për kwh.

Pra nëse krahasojmë çmimin për ta prodhuar ose importuar ishte shume herë më i lartë sesa çmimi që qytetarët paguajnë.

Ndërsa sot u thuhet shqiptarëve që na duhet të rrisim çmimin sepse është rritur në bursa ndërkohë që sot pas 8 viteve që po paguajmë diku 2 fishin e çmimit të gjitha paratë e arkëtuara të investoheshin në sistemin energjetik dhe të bëheshim gati të përballimin kriza të tilla.

ERE është në interesin mbrojtjes së qytetarit dhe jo të funksionojë si vegël e qeverisë. Ajo duhet si fillim të kishte analizuar të dhënat dhe të shikojë që në rastin e fundit që është ngritur energjia a janë përmbushur kërkesat dhe duhet të vendosi se nëse nuk janë përmbushur të mos lejojë rritjen e çmimit dhe nëse janë përmbushur dhe kemi rrethana të reja të diskutohej edhe një rritje e re e energjisë.

Në kohë krize nuk do të kishim një buxhet por kemi një qeveri jo normale sepse nuk do të rriste çmimet ne kohë krize për qytetarët.

Ne kemi qytetar që përballen me krizë ekstreme dhe qeveria nuk është aty për ti ndihmuar, pensionistë që nuk mundet të përballojnë krizën, dhe në një kohë krize ne duhet që të kishim një plan se si të lehtësonim krizën për të gjitha shtresat e shoqërisë.”

Zjarr Tv Ad