Jemi mësuar t’i shikojmë gjithmonë zyrtarë dhe të koncentruar në profilin e tyre si zyrtarë të lartë. Politikanët shqiptarë dinë sesi të ndërthurin edhe pamjen formale me atë të përditshmen, por kjo thyerje shpeshherë është e lehtë. Ndaj, dhe habia jonë kur pamë këto foto ishte jo e vogël. Në foto është deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, në një pozë aspak të zakonshme për një politikan.
Korreshi ka publikuar disa shkrepje ku shihet duke bërë bukë vetë. Si një nikoqir i mirë, ai duket teksa përgatit vetë brumin dhe rezultatin final e tregon në një tjetër shkrepje.
E si çdo shqiptar i zakonshëm, politikani ka zgjedhur ta shoqërojë këtë kulaç me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë. Një pjatë kjo tipike jona, por që me kulaçin e bërë prej tij duhet të shijojë edhe më shumë.
Sajmiri ka treguar shpesh se është një politikan krejt ndryshe nga të tjerët. Edhe në deklaratat e tij publike, të shpeshta kanë qenë rastet kur ka bërë bujë me ato që ka thënë.