Demokrati Fatbardh Kadilli shkruan për vendimin që PD duhet të marrë për ish-kreun e saj Sali Berisha, i shpallur “non-grata” nga SHBA. Kjo javë është vendimtare për Berishën, pasi PD duhet të vendosë nëse do të distancohet nga lideri historik apo do të shkojë bashkë me të në Kuvend. “PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish-kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprise, apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.
Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike”, shkruan Fatbardh Kadilli, duke kërkuar që nga Kryesia dhe Grupi Parlamentar të merret një vendim.
Fatbardh Kadilli: E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”
PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë. Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.
Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.
Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”.