Fatbardh Kadilli shpalos programin e tij nga selia e PD: Kryetari, udhëheqësi politik i partisë për 4 vite! Pas zgjedhjeve, o bëhet kryeministër o ikën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i PD në 13 qershor, është duke shpalosur nga selia e PD programin e tij për drejtimin e Partisë nëse zgjidhet ai kreu i demokratëve. Ai thotë se do të luftojë për një PD të pastër, më të madhe se kryetari.

“Kryetari është udhëheqësi politik i partisë për 4 vite. Mandati i tij mbaron kur shpallet rezultati i zgjedhjeve. Ai o bëhet kryeministër ose ikën”, tha Kadilli ndër të tjera. Ai nuk e fshehu as besimin se do ta fitojë ai garën për kreun e PD, duke thënë se është “më i miri”.

Pjesë nga fjala e Fatbardh Kadillit:

Dua t’i kërkoj ndjesë çdo anëtari të PD, pasi koha e shkurtër e bën të pamundur të takoj demokratët, të shkel në çdo degë. Data 13 është data e firores brenda PD, më pas do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën. Jam deklaruar që në fillim për një Parti të pastër, më të madhe se Kryetari.

Kryetari është udhëheqësi politik i partisë për 4 vite. Mandati i tij mbaron kur shpallet rezultati i zgjedhjeve. Ai o bëhet kryeministër ose ikën.

Unë jam për nëj PD fituese, me kauza të reja që reflektojnë interesat e shoqrisë. Jo kauza ngushtësisht politike. Një PD që frymëzon gjithë shoqërinë. Një forcë politike që ka lidhje të pandërprerë me qytetarin.

Pasdyshim më i miri jam unë sepse e kam nisur me vizion të qartë, me konsultime të gjera. Duke ndjekur parimet e mia, që në lindje me spektrin e të djathtës. Hapi i parë ishte çelja e një gare dhe sot gara ëhstë fakt.

Zjarr Tv Ad