Fati tragjik i fëmijëve të Ajnshtajnit| Skizofrenia, braktisja dhe një zhdukje misterioze. I takoi për herë të fundit…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Sado radikale dhe inovative ishin idetë dhe zbulimet e Albert Ajnshtajnit, jeta e tij personale ishte episodike dhe e paqëndrueshme. Në përgjithësi, ishte një njeri me teka dhe zakone të çuditshme. Për fat të keq, ata që e pësuan më shumë nga tekat e tij ishin fëmijët e tij. Në Shtator 1896, në moshën 17 vjeçare, Ajnshtajni filloi të studionte matematikën dhe fizikën në Universitetin Teknik të Zyrihut. Aty studionte edhe 21-vjeçarja Mileva Mariç, e cila ishte gruaja e vetme në departament. Që nga viti i parë i studimeve të tyre, Mileva dhe Albert u afruan shumë. Ishin vazhdimisht së bashku, brenda dhe jashtë universitetit, ndërsa edhe gjatë pushimeve të tyre vazhdonin t’i dërgonin letra njëri-tjetrit. Megjithatë, në vitin 1900, kur u diplomuan, u detyruan të ndaheshin. Albert gjeti një punë pranë Zyrihut dhe Mileva u kthye tek prindërit e saj në Serbi. Udhëtonin, aq shpesh sa mundeshin për t’u takuar, por mbi të gjitha, marrëdhënia e tyre mbajti falë korrespondencës së tyre javore dhe të shpeshtë. Korrespondenca e tyre ishte ajo që në vitet 1980-të, 25 vite pas vdekjes së Albert Ajnshtajnit, zbuloi një sekret të madh të jetës së tij. Fëmija i fshehur. Më 1901, Mileva mbeti shtatzënë. Të dy prindërit e Albertit dhe prindërit e saj mbetën të pakënaqur me këtë shtatzëni, pasi dy të rinjtë jo vetëm nuk ishin martuar, por gjendeshin në shtete të ndryshme. Megjithatë, siç mësojmë nga letrat, në Janar 1902 Mileva solli në botë një vajzë, Lieserl Ajnshtajn. Që atëherë, fati i Lieserl mbetet mister i pazgjidhur.

Gjatë korrespondencës së tyre të mëvonshme, vajza e tyre përmendet vetëm tre herë. Teoritë e biografëve dhe studiuesve thonë se vajza është dhënë ose për adoptim ose ka vdekur nga ndonjë sëmundje fëmijërie. E çuditshme është se nuk është gjetur asnjë çertifikatë lindjeje apo ndonjë dokument tjetër që vërteton ekzistencën e Lieser. Të dy djemtë që u braktisën. Në Janar të vitit 1903, Albert dhe Mileva u martuan dhe u vendosën në Zvicër.

Gjatë martesës së tyre sollën në botë dy fëmijë, Hans dhe Edward. Megjithatë, ecuria e tyre e përbashkët ishte larg nga jeta konvencionale familjare e kohës. Kur Edward u bë katër vjeç, çifti u nda dhe pak më vonë, Albert u largua për në Gjermani për t’u martuar me kushërirën e tij të parë, Elsa Ajnshtajn.

Megjithëse ky fakt, ishte i mjaftueshëm për të trazuar marrëdhënien e tyre, goditja harizmatike që solli çarjen e plotë midis tyre u dha nga rrethanat historike. Ardhja e Hitlerit në pushtet në vitet 1930 shtyu Albertin dhe Elsën në vendimin për t’u shpërngulur përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Ishte e njëjta periudhë kur 20-vjeçari Edward u diagnostikua me skizofreni dhe u shtrua në një klinikë psikiatrike. Ndjenja e braktisjes i kushtua shumë djalit, i cili u përpoq të mbante një kontakt elementar me të atin përmes korrespondencës. Thuhet se në një nga iluzionet e tij psikotike pranoi se e urrente dhe e akuzoi si përgjegjës për shumë nga problemet me të cilat ballafaqohej. Hans, nga ana tjetër, kishte jetën më normale të tre fëmijëve. Duke ndjekur hapat e prindërve të tij, studioi në Universitetin e Zyrihut ku u diplomua si inxhinier civil. Gjatë jetës së tij, arriti të shkëlqejë duke marrë pjesë në vepra të rëndësishme dhe konferenca ndërkombëtare, por edhe si profesor nderi në Universitetin e Berkeley.
Sigurisht, jeta e tij personale nuk ishte ideale. Hans u martua dhe krijoi familje. Prej tre fëmijëve që pati me gruan e tij, dy vdiqën në një moshë shumë të re. Ashtu si edhe me vëllain e tij më të vogël, mungesa e figurës prindërore i kushtoi shumë edhe Hansit. Albert ishte për të burim frymëzimi dhe ishte njeriu që admironte më shumë. Ndihej thellësisht i lënduar nga fakti se nuk mund të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me të atin, por gjithashtu se ai kurrë nuk e miratoi dhe pranoi martesën e tij. Përfundimi i trishtuar ishte se Albert Ajnshtajni nuk i pa më kurrë djemtë e tij.

Nga viti 1933, kur u nis për në Amerikë deri në vdekjen e tij në vitin 1955, komunikimi i tij i vetëm ishte përmes korrespondencës. Pretendonte se i donte fëmijët e tij dhe se nuk kishte patur ndonjë shkëputje në marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, nuk bëri kurrë ndonjë përpjekje të konsiderueshme për t’u ribashkuar.

Ngjarje nga Historia Botërore.

 

Zjarr Tv Ad