Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se Partia Republikane po përgatitet që të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. Mediu në zgjedhjet e 25 prillit synon 7 mandate dhe për këtë objektiv që ka nuk është në pritje të asaj se çfarë do të bëjë aleati i tij kryesor, Lulzim Basha.
“Ka dy pozicione, unë nuk pres çdo bëj Basha! Ka dy pozicione, PR është organizuar politikisht po tenton që qoftë të shikojë që të dalë edhe më vetë, sot të dalësh më vete apo në koalicion kërkohet i njëjti numër votash. PR ka pasur një historik elektoral dhe ne kërkon krijimin e grupit parlamentar, nga ana tjetër në përgjegjshmërinë tonë ne nuk duam që asnjë votë që nuk kthehet në mandat të shkojë në favor të Ramës, prandaj duhet një organizim për të optimizuar votën e së djathtës.
Nuk pres racionalitet nga Rama, nëse do presim këtë nuk jemi racional vetë. Ka filluar procesi i manipulimit për ta përcarë opozitën. Opozita duhet të përcaktojë kandidaturat, ka një proces që ka nisur nga PD dhe Reforma Zgjedhore, nuk ka asnjë vlerë se ca thotë ‘Venecia’ se kur ka refuzuar Europën, përballë kësaj duhet një organizim i opozitës, koha që kalon është në disfavorin tonë. Ne kemi rënë dakord që të fillojnë sa më shpejt, me nevojën që ka Shqipëria, ka disa gjëra”, tha Mediu