Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka firmosur këtë të dielë djegien e mandatit të deputetit duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të deputetëve të opozitës. Mediu nuk ka qenë I pranishëm gjatë momentit të firmosjes së djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës pasi ndodhej jashtë vendit. Por krahas Mediut të njëjtën gjë pritet që të bëjë dhe aleati tjetër i PD, kreu I Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, I cili po ashtu ndodhet jashtë vendit. Opozita firmosi të enjten në Kryesinë e Kuvendit djegien e mandateve, ndërsa nuk ka firmosur ende nga deputetët demokratë, Rudina Hajdari. Hajdari ndodhet në SHBA dhe ende nuk dihet nëse ajo do t’I bashkohet vendimit të opozitës apo do të mbajë qëndrimin e deputetit Myslim Murrizi, I cili e kundërshtoi këtë vendim. Murrizi u përjashtua nga grupi parlametar I PD pas vendimit për mosdjegien e mandatit.