Fatmir Mediu:
E kam shumë merak shkeljen e parimeve, përpiqem që të mos i shkel, PD dhe kjo opozitë ka një histori 30 vjeçare, dhe në momente krizash, ka pasur momente të mira, dhe momente të këqija. Nuk është bërë politikë skutash në këto 30 vite.
Të përgjithësosh sikur politika fillon sot nuk i bën mirë askujt, mendoj se kemi pasur angazhimin në momente shumë të vështira politike, nuk na e ka dhënë kush gati, kemi vajtur, kemi bindur, dhe u kemi mbushur mendjen partnerëve tanë se kush ka qenë gjëja më e mirë për vendin. Kriteret do të vijnë te emrat, ne si opozitë, farsë se kemi përballë një mazhorancë, por unë nuk kam thjesht shqetësimin se çfarë do të bëjë Edi Rama.
Ne respektojmë kushtetutën, nxjerrim kandidatin që ka vlera për të qenë president, e djathta ka të gjithë mundësinë që të tregojë se presidenti mund të jetë një autoritet moral. S’kemi pse të bëhemi fasadë për të plotësuar kuorumin.