Opozita duhet të mos rendë drejt pushtetit, por drejt shtetit. Kështu kreu i Partisë Republikane u shpreh kritik ndaj opozitës, që sipas tij duhet të gjejë rrugën e unifikimit dhe marrëdhënien e drejtë me shoqërinë dhe partnerët amerikanë dhe europianë.
“Është e rëndësishme të gjykojmë veten tonë, të vlerësojmë veten tonë. Ne duhet të vijmë në unifikim të PD dhe përgjegjësive të opozitës dhe marrëdhënie të drejtë me shoqërinë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të gjejmë të gjitha rrugët e mekanizmat për partneritet të drejtë me SHBA dhe BE”, tha ai.
Në intervistën më Merita Haklajn ai tha se opozita nuk duhet të drejtohet nga urrejta ndaj Ramës por nga dashuria për shqiptarët. Sipas tij është domosdoshmëri ngritja e opozitës në një nivel tjetër sikurse ndodhi në 2001 -2005. Qasja jonë nuk duhet të jetë referenca që ka bërë Rama. Ne nuk duhet të sillemi si Rama për të sulmuar Ramën, por si shqiptarët që nuk e duan Ramën ne duhet të jemi zëri dhe vala e ndjesisë qytetare.
Opozita sot të vendosë një kufi vetes në veprimet e saj për ata që përfaqësojmë dhe të sjellim frymë dhe logjikë tjetër, me gjithë njerëzit që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Se është një peshë e madhe që jeton jashtë. Siç bëmë në 2001 -2005 ta ngremë në një kualitet tjetër të tregojmë që ajo që duhet të sjellim as për Mediun e Berishën, kjo është e domosdoshme.
Nëse ne na drejton urrejtja ndaj Ramës për interesin politik dhe jo dashuria për shqiptarët, ky do të jetë një problem i madh dhe unë mendoj që edhe drejtues të opozitës kanë arritur në këtë lloj qasje. Pa arritur një bashkëpunim nuk mund të shkojmë asgjëkundi. Ne këtë realitet nuk e ndryshojmë dot vetëm, kemi nevojë edhe për ata që jetojnë jashtë. Kemi nevojë për të sjellë të rinj dhe të reja që kthehen në qendra pozitive për qeverisjen e nesërme”, u shpreh Mediu.
Fatmir Mediu nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut, për shkak të angazhimeve jashtë vendit, por premtoi që anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Republikanë do të jenë në krah të qytetarëve.
“PR, anëtarët e saj e simpatizantët do të jenë në krah të qytetarëve. Fatkeqësisht unë nuk do të jem se do të jem në konferencë e sigurisë në Bukuresht nga 6-8 korrik, unë jam organizator dhe folës në të”, tha ai.