Fatmir Mediu në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë: Edhe Ballkani është kërcënuar nga lufta në Ukrainë

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mori pjesë në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë të organizuar në Bukuresht.

Në aktivitetin me temë “Lufta në Ukrainë dhe ristrukturimi i Sigurisë Globale”,  Mediu theksoi se Ukraina jo vetëm po mbron lirinë dhe sovranitetin e vet, por edhe vlerat dhe sigurinë evropiane.

“Çdo humbje në Ukrainë është humbje për Aleancën dhe veçanërisht për sigurinë Europiane. Ballkani është një potencial i mundshëm konflikti, e kërcënuar nga situata në Ukrainë.

Nuk janë vetëm konfliktet dhe ndasitë historike por dhe penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan, kanë kërkuar një terren që mund të shfrytëzohet për të rikthyer konfliktet. Zhvillimet ushtarake në Serbi, problemet në Bosnjë, ndarja dhe mos vazhdimi i dialogut Serbi-Kosovë, problemet etnike dhe ndarjet fetare në Malin e Zi, frenimi i zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë janë probleme reale jo thjeshtë të rajonit apo BE por të NATOs”, u shpreh Mediu.

Në këtë forum folën personalitete të politikës Amerikane si Ish Komandanti Suprem i NATOs dhe më pas Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Obama Gjenerali Jim Jones, Senatorja Baldwin, Kryeministri Rumun drejtues të Senatit dhe parlamentit Rumun, përfaqësues të Ukrainës dhe Europës.

Të gjithë folësit dënuan agresionin rus dhe krimet e Rusisë në Ukrainë dhe njëkohësisht krijimin e një poli kundër SHBA dhe BE nga Rusia dhe Kina, si një pol i qeverive autoritare kundër demokracisë.

Zjarr Tv Ad