Fatmir Mediu takohet me disa senatorë amerikanë në SHBA: Vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vend i NATO-s

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar ditën e sotme në kongresin amerikan me disa senatorë ku kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.

Mediu shprehet se të gjithë kanë vlerësuar partneritetin me Shqipërinë si vend i NATO-s. Demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina: Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vende Europiane dhe demokracitë e këtyre vendeve”, shkruan Mediu.

Statusi i Fatmir Mediut

Sot pata nderin të mar pjesë në mengjes në Capitol Hill(Kongresin Amerikan), me Senator Republikan dhe demokrat i ftuar nga Senatori Jim Inhofe:

Senatoren Amy Klobuchar: Sen Kuns: Sen Lankord: Sen Mike Lee: Sen Durbin: Sen Inhofe: Sen King, Sen Mike Rounds: Sen Tim Kane: Senatore Gillibrand etj.

Të gjithë vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vend i NATO-s. Mbështetjen për rezistencën Iraniane: dënuan sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke konsideruar nevojën për një përgjigje të përbashkët konkrete të SHBA dhe NATO në koordinim me Shqipërinë.

Ata vlerësuan angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC.

Demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina: Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vende Europiane dhe demokracitë e këtyre vendeve.

Autoritarizmi është kthyer në një problem për shumë vende, të cilat vuajnë nga korrupsioni, dhe mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve

Zjarr Tv Ad