Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ndarë foto nga ky samit ku thekson se bashkë me senatorët amerikanë kanë folur për çështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut.
“Nevoja për një bashkërendim me SHBA dhe NATO-n në këtë luftë kibernetike është domosdoshmëri”, shkruan ai.
Statusi i plotë i Fatmir Mediut
Me ftesë të Kryetarit të Komisjonit të Jashtëm Senatorit Bob Menendes dhe Senatorit Marco Rubio grupi i IPAC Albania, (Aleanca nderparlamentare për Kinën) i parlamentit shqiptar, në të cilin kam nderin të jem bashkëkryetar me zonjën Kodheli dhe me kolegë të tjerë të kuvendit, si dhe parlamentar nga 30 vënde të botës po marim pjesë në Samitin e IPAC.
Në këtë takim Senatori Rubio dhe Senatori Menendes folën për cështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut.
Problemet që vijnë nga kontrolli i ekonomisë nga Kina apo varësia prej saj.
Po ashtu në takimin që zhvillova me të dy senatorët falenderova për mbështetjen që i japin Shqipërisë sidomos në përballjen me sulmet terrroriste kibernetike ndaj Shqipërisë.
Nevoja për një bashkrendim me SHBA dhe NATOn në këtë luftë kibernetike është domosdoshmëri.
Ky është samiti më i madh i mbajtur ndonjëherë nga IPAC