Fatmir Merkoçi ngre akuzat/ Nuk më lanë të votoja në Primare

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatmir Merkoçi, ka hedhur akuza për Primaret e Partisë Demokratike, pas rezultatit të votimeve që u mbajtën dje.

Merkoçi tha në emisionin “Top Story” se pas rezultateve të djeshme partia e djathtë nuk ekziston më.

“Një parti e djathtë vdiq mbaroi, për sa kohë ka një vit se ka një problem të madh në PD dhe ka një problem të madh, se duhet ta thotë njëherë Berisha dhe do e mbështesin të tjerët, nuk kam parë që një deputet… kam 32 vjet në PD e njoh mirë fare”, u shpreh ai.

Kandidati i Primareve të Tiranës ngriti akuzat se atë nuk e kanë lejuar dje që të votojë.

“Strukturat e PD-së janë zero. 32 mijë lista dhe kanë marrë pjesë 8 mijë vetë në Tiranë. Të gjithë të tjerët dilnin, të gjithë ata që kanë garuar duhet të dorëhiqen nga funksionet që janë. Alimehmeti po të kishte një vizion sadopak politik do tërhiqej që në fillim. Asnjëri në studio nuk e  thotë si ka mundësi që vjen kandidati të votojë dhe nuk e lenë të votojnë…. Vij nxjerr kartën e anëtarësisë dhe më e keqja se ishte edhe Berisha me mua, kryetari i partisë nuk reagoi fare”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad