Fatmir Xhafa abstenoi për zgjatjen e Vettingut, a tregon mosdakordësi në PS? Përgjigjet Balla: Ai mendon se…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS dha një deklaratë për mediat ku u shpreh se zgjatja e Vettingut në drejtësi do të sillte një reagim të mirë nga Brukseli duke shtuar se ky ishte një sugjerim i bërë nga ekspertët.

Balla u pyet gjithashtu lidhur me absentimin e Fatmir Xhafës sa i përket propozimit për të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me zgjatjen e mandatit të Vettingut. Ai tha se kishte diskutuar me Xhafën dhe se nuk kishte asnjë mosdakordësi brenda PS.

“Po të kem parasysh publikimin e progres raportit të Komisionit Europian, për të cilin mund të them se ka qenë më i miri në histori të Shqipërisë. Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë është fakti se ne do të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona, për zgjatjen e mandatit të Vettingut deri në 30 dhjetor të vitit 2024 që është në sugjerim që e kanë sjellë ekspertët, nuk duhet të jetë një cështje politike.

Mendoj se jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord, si një nevojë që sjell vetë ai sugjerim i ekspertëve.

Mazhoranca ka kërkuar një opinion nga Komisioni i Venecias sa i përket zgjatjes së mandatit të Vettingut.

Kjo është abstenuar nga Fatmir Xhafa I cili udhëhoqi reformën në Drejtësi. A ka një mungesë dakordësie mes PS?

Jo nuk ka fare mungesë dakordësie, kam pasur një diskutim me të. Zoti Xhafaj ka dhënë sugjerimet dhe sugjerimet e tij për këtë cështje sepse mendon se Komsioni i Venecias ka pasur një opinion për këtë por kemi rënë dakord që ne të kemi një opinuon të ri pasi kemi pasur një sensibilizim edhe nga opozita e kemi parë se cfarë qëndrimi ka pasur për këtë”– tha Balla.

Zjarr Tv Ad