Fatmir Xhafaj kundër ligjit që i hap rrugë “qeverisë private” të Edi Ramës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po diskutohet në Kuvend, ligji për krijimin e një superagjencie të varur direkt nga Edi Rama, e cila do të jetë si një “qeveri private” dhe paralele për të kontrolluar dhe ndëshkuar çdo institucion në vend duke përfshirë edhe vetë anëtarët e kabinetit.

Rama po synon që të sanksionoj me ligj nismën e normuar me një vendim të Këshillit të Ministrave të ashtuquajtur “ bashkëqeverisjen me qytetarët”, por pas kësaj  kjo agjencia nën varësinë eksluzive të kryeministrit  me një drejtor që emërohet po nga ky i fundit do të ketë të drejtë që  të kontrollojë çdo institucion shtetëror. Por jo vetëm kaq,  drejtuesi i agjencisë do të ketë kompetencë të ndërmarrë masa administrative shtrënguese madje deri sa të kërkojë edhe shkarkimin e ministrave. Projektligji u miratua në parim vetëm me votat e maxhorancës. Por, ajo që ra në sy ishte qëndrimi kritik i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndaj këtij projektligji që i hap rrugë një superpushteti mbi qeverinë e cila nuk jep llogari në parlament, por vetëm te Edi Rama. Xhafaj i vuri në dukje ministres Spiropali mangësitë që kishte projektligji, duke theksuar se ai nuk përcaktohen kompetencat dhe tejkalon objektin. Në konkluzion Xhafaj tha se ligji ishte shkruar keq.

DEBATI
Spiropali: Projektligji do sjellë një rregullim të imtësishëm të marrëdhënieve të agjencisë me subjektet e interesuara dhe organet e tjera publike. Risia që sjell projektakti është fakti që e ngre në një nivel më të lartë kuadrin normativ, duke e rregulluar atë në nivel ligjor. Risi tjetër është vendosja e agjencisë në ndërmjetës publik ndërmjet organit administrativ dhe subjektit të interesuar për realizimin e të drejtave të këtij të fundit. Pa përjashtuar mjetet e tjera ligjore. Një tjetër element i rëndësishëm është profilizim me seksione të veçanta për secilin aspekt të veprimtarisë së agjencisë. Risi është parashikimi i mjeteve dhe mekanizmave shtrëngues për garantimin e zbatimit të akteve të agjencisë. Një vend të posaçëm zënë dispozitat për kundërvajtjet, sanksionet administrative dhe inspektimet.

Fatmir Xhafaj: Projektligji në thelb ka qëllim të mirë dhe duhet mbështetur. Por, ligji vetë shkon përtej dhe nuk është i shkruar mirë, është i shkruar keq. Edhe relacioni është shumë i thatë, jo argumentues për qëllimet që ka pasur nisma vetë. Ministrja bëri një prezantim të mirë dhe sqaroi disa momente të rëndësishme. Por unë ende kam disa paqartësi dhe dua të shtroj disa pyetje. Relacioni flet për riorganizim të agjencisë. Cili është statusi aktual i agjencisë në administratën shtetërore? Cilat janë disa nga arritjet dhe problematikat e konstatuara të kësaj strukture? Cilat janë arsyet pra që ndikojnë këto për ta ngritur në forcën e ligjit? Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie në këto vite? Sa i janë drejtuar administratës me letra e takime fizike, dhe si është ky raport dhe me këtë ligj sa të sigurt jemi se do i ti harmonizojmë këto të dyja sepse ligji se jep të qartë. Agjencia e sjell në këtë formë ligjore nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë statusi dhe pozicioni ka në strukturën e administratës shtetërore. Ku hyn agjencia në strukturën e administratës shtetërore dhe është institucion varësie apo agjenci autonome? Sa i përmbush kriteret e këtij ligji kuadër, pikërisht pozicionimin në një nga tipologjitë. Apo kemi një tipologji të veçantë. Neni 3 i ligjit 90 për administratën, ka qartësuar parimet e administratës shtetërore, e funksionimit. Si përthyen këto në frymën e organizimit të agjencisë. Projektligji rregullon gjithçka për të tretë, por tregon shumë pak dhe për afatet e veta të agjencisë.

Flasim shumë pak për vetë agjencinë. Shikojeni me kujdes nenin 32. Është parashikuar drejtori i Përgjithshëm, cilat janë kriteret dhe kush është drejtuesi, me çfarë përgjegjësish. Kush është struktura tjetër mbështetëse, si është e organizuar? Po të shohim statusin e punonjësve, përjashto nenin 38 germa “e” asgjë nuk thuhet. Nuk jepet asnjë kriter në ligj, përvoja. Ngremë një armatë kontrollorësh, por nuk themi fare si i rekrutojmë. Me kod pune i ndihmon apo i penalizon? U tha se agjencia është për ofrimin e shërbimeve publike. Agjencia nuk ofron shërbime, por administrata, ndërsa agjencia është kontrolluese. Mesa shoh unë agjencia tejkalon objektet dhe rolin e saj atë që parashtroni. Ndërkohë, nuk e kuptoj se përse duhet të ketë flamur?

Zjarr Tv Ad