Fatmir Xhafaj: Patronazhistët kontribuojnë me mish e me shpirt, bëjnë një punë të nderuar…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka komentuar në emisionin “Log” në ABC, rolin e patronazhistëve. Ai tha se ka një listë zgjedhësish që ka çdo parti, për të cilën kujdeset që të shkojnë të votojnë. Xhafaj u shpreh se nuk duhet t’u kundërviheni patronazhistëve, duke shtuar se ata bëjnë një punë të nderuar, duke kontribuar me mish dhe me shpirt.

“Nëse partitë e tjera nuk i kanë është dobësi për ta. Ne kemi një listë zgjedhësish dhe ne përpiqemi që sa më shumë prej tyre të shkojnë të votojnë. Ne do pyesim kush janë ata, a janë me PS, a janë me PD. Ne krijojmë një database tonin. Po stigmatizohen në mënyrë të paligjshme.

Është e turpshme. Ata janë qytetarë të republikës së Shqipërisë. Ata bëjnë një punë të nderuar. Ata kontribuojnë me mish dhe me shpirt. Unë kam respekt për militantët e të gjitha partive, mjaft që ta kryejnë punën me përgjegjshmërie.

E kam bërë unë. Kam marrë listën e zgjedhësve nga 1 deri te 1000. Ne kemi marrëdhënie me ta. Ne i trokasim në dyer. Këta njerëz që punojnë me ne çdo ditë meritojnë respekt. Ju ftoj të vini nesër në zyrat elektorale ku unë punoj. Jam i mërzitur kur kam dëgjuar këtë retorikë fyese. Janë njerëz me 100 halle që vijnë na ndihmojnë ne”, deklaroi Fstmir Xhafaj.

 

Zjarr Tv Ad