Fatmir Xhafaj voton: Reflektim, ndryshim rruge e lidershpi!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes Twitter-it për votimet e sotme.Sipas tij 30 qershori është një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore.

“Sapo votova me familjen time! I bindur se kjo është rruga e duhur – zbatimi i ligjit! Sot një ditë e rendësishme për Standartet demokratike, për Shtetin e së drejtës, për kushtetueshmërinë! 🇦🇱 #30qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore! Një ditë reflektimi për të gjithë! Faleminderit partnerëve ndërkombetar për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë! 🇪🇺🇺🇸”,- thotë ai.

Duke u ndalur tek opozita, Xhafaj thotë se ky është momenti i duhur që të reflektojnë, të ndryshojnë rrugën e tyre pse jo dhe lidershipin.

“I keqardhur për ata që bojkotuan, që ju humbën përkrahësve të tyre shansin për të ushtruar lirisht të drejtat kushtetuese të votimit dhe përfaqësimit në qeverisjen vendore! Një dëm i madh vendit dhe imazhit të tij! Momenti i duhur për reflektim dhe ndryshim rruge e lidershpi! 🤦 JO destabilizimit, PO Kushtetueshmërisë! JO dhunës, PO Demokracisë! #unevotoj 🗳w”,-tha ai.

 

Zjarr Tv Ad