Fatmira Hajdari në ‘sitën’ e vettingut

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vetingut për Znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Ajo është e pranishme vetë në seancë së bashku me avokatët e saj Maksim Haxhia dhe Elvira Lami.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

KPK vëren se ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting.
Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.

Zjarr Tv Ad