Fatos Klosi reagon për satelitët që paralajmëroi kryeministri Rama: U çudita kur e dëgjova

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, njoftoi dje se brenda vitit të ardhshëm vendi ynë do të nisë dy satelitë në hapësirë. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi sot në emisionin “Breaking”, se satelitët na duhen, por problem është se Shqipëria nuk ka para.

Deklarata e Klosit:

“Në fakt ato na duhen, di 100 arsye se pse na duhen. Por ato kërkojnë shumë lekë. Sot satelitët po përdoren për gjëra të çuditshme, për të parë sesa është lagështia e tokës në një vend. Edhe Shqipëria ka nevojë për satelitë, por Shqipëria nuk ka para. E kuptuam që do lëshohen dy satelitë.

Jo nga ne se kjo u kuptua. Brenda një sateliti vendosen dedektorë të ndryshëm që bëjnë shumë punë. Kur e dëgjova u çudita. Fillimisht u tha se do na i lëshojnë turqit, por më pas u zbulua se është Elon Musk. Ky është fillimi. Më vonë do të lëshojmë të tjerë. Unë di diçka për satelitët “, tha Klosi.

Zjarr Tv Ad