Fatos Lubonja rrëfen çfarë i tha Rama kur ishte këshilltar në Ministrinë e Kulturës: Jo, se ata nuk kanë tru

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, foli për mundësinë që presidentja e re të jetë femër. Lubonja tregoi një anekdotë në kohën që ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama në Ministrinë e Kulturës dhe ku asokohe i kërkoi që të përfshinte edhe femra. Përgjigja e Ramës sipas tij ishte: “Nuk përfshi femra sepse nuk kanë tru”. Ndërsa muajt në vijim sipas Lubonjës, administrata e ministrisë u mbush me femra.

“Kjo është histori e radhë. Kur më ftoi të isha këshilltar i tij kur ishte ministër Kulture, i thash fto ndonjë grua, sepse jemi këtu 7 burra. Më tha që ku kanë tru gratë, po pas ca muajsh e mbushi ministrinë me gra, pikërisht me to që thoshte se s’kishin tru. Duhen zgjedhje serioze për presidenten. Patë ndonjë njeri që bëri ndonjë gjë, aty duartrokasin si në kohën e Enver Hoxhës. Aty dëgjohet kryetari dhe të tjerët qeshin me batutat. Puna e grave është për të qeshur dhe për t’u paraqitur si fasadë.

Spiropali është më e njohura nga gratë dhe fjalimi i saj ishte një parafrazim sikur e ka shkruar Rama. Kjo është batuta e Ramës dhe të kujton unitetin e partisë me popullin. Këta janë në frymën e unitetit të portit rreth partisë. Meritën ata këtu e kanë, ku perifrazon Ramën. Vendimet kryesore s’i merr me ministret Rama, ato i ka me fasadë. Ai vendimet i merr me oligarkët nga mbrapa se ku do të ndërtohet, për portin e Durrësit”, tha Lubonja.

Lubonja foli edhe për legalizimin e kanabisit farmaceutik, ku tha:

“E gjithë piktura që u bë ishte piktura e një vendi shyqyr që kanë këta qeverisjen që po lulëzon, ka kaq përkujdesje. Pati shumë lëvdata në këtë drejtim. Gjykoj se sikur të ishte kështu, nuk do të kishim ardhur as te ky vendim. E para sikur të ishte kështu, nuk do të kishin ikur tërë ata njerëz. Sikur të ishte kjo ‘mrekulli’ që pamë në Kongres, njerëzit do të thoshin sa të ikim në Perëndim të rropatemi, rrimë në vendin tonë. Kanabisi lidhet dhe me dështimin ekonomik të kësaj qeverisje grabitqare dhe të pa përgjegjshme. Në mungesë të burimeve, ky dështim ka çuar te ligjërimi i kanabisit që do të jepte mundësi të mos dallohej kanabisit i ligjshëm dhe i pa ligjshëm. Përkundrazi, kanabistët do të lidhen me një kompani X, edhe aq më shumë do të pasurohen një pjesë. Njëkohësisht do të jenë ca para sepse s’kanë ku prodhojnë, kanë dështuar. Bashkë me të tjerët që do të sjellin paratë këtu do të blenë shtëpiat që nuk dihet se kush do i blejë. Me siguri këta që kanë për të pastruar para të zeza. Pa para të zeza nuk blihen dot ato. Unë e di shumë mirë se sa fitojnë shqiptarët për të sjellë kursime në Shqipëri. Ata duan që paratë nga Shqipëria për t’i ardhur këndej”, tha analisti.

Zjarr Tv Ad