Fatura e ish-të përndjekurve, debate te “Financat”

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mledhja e komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, është shoqëruar me debate të ashpra.

Ministri Arben Ahmetaj ka prezantuar në mbledhjen e sotme projektligji e ri për ish-të përndjekurit. Ai tha se kësti i nëntë për ish-të dënuarit e ish-pronarët mbyllet me 262 subjektet e fundit.

Kreu i Financave tha se për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve deri tani janë pagur në total rreth 250 mln dollarë, ndërsa shtoi se ka ende shumë dosje nga trashëgimtarët që presin të dëmshpërblehen.

Ministri Ahmetaj tha se fatura për këtë pjesë, llogaritet deri në 500 mln dollarë.

Referuar shifrave gjatë qeverisjes së PD, Ahmetaj tha qeveria Rama ka paguar 9.1 mld lekë, krahasuar me 7.9 mld lekë që janë dhënë nga qeveria e mëparshme.

“Nëpërmjet këstit të nëntë, ne do të mbyllim gjithë pjesën e kategorisë parësore, pra ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin. Ka pasur një debat të gjatë edhe në parlament se çfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit politik. Unë dua të ndaj me ju disa shifra, të cilat tregojnë se çfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit. Po të vini re në vitet elektorale 2009 dhe 2013, ish-qeveria ka tentuar të përdorë buxhetin e shtetit me emocione elektorale ndaj këtij grupi. Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld. Sa i përket kategorisë parësore, në periudhën 2009-2013 kësaj kategorie i janë dhënë 1.5 mld lekë, ose 15 mln dollarë në 4 vite. 2014-2018 kategorisë parësore i janë dhënë 7.07 mld lekë, pra 70 mln dollarë.

Ky krahasim tregon kujdesin që kjo mazhorancë ka edhe ndaj kësaj ketegorie që ka vuajtur në regjimin komunist. Shifrat janë kokëforte, të thata për të treguar edhe të vërtetën e atij debati politik se çfarë i bën njëra palë kësaj kategorie dhe çfarë i bën pala tjetër. Ata që dikur kanë mbajtur flamurin se i kanë mbështetur këtë kategori, atyre që kanë vuajtur drejtpërdrejt i kanë dhënë 15 mln dollarë. Ndërsa deri më sot, brenda mandatit të parë të qeverisë kanë marrë 70 mln dollarë. Ndryshimi i dytë që paraqesim në ligj është ndryshimi i raportit mes parësorëve, 70 me 30, duke i dhënë përparësi parësorëve. Ne do vazhdojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore”.

Zjarr Tv Ad