Faturimet afrofe, ERRU: Ujësjellësit abuzuan me normativën e miratuar

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ujësjellësit kanë abuzuar me faturimet afrofe në rastet kur familjarëve u ka munguar matësi duke zbatuar normativa të tjera dhe jo ato që janë caktuar nga Enti Rregullator i Ujit. Në raportin e vitit 2018 ERRU nënvizon se një pjesë e ujësjellësve kanë vendosur norativa të tjera të miratuar me urdhra të brendshëm.

“ Ankesat e paraqitura në ERRU me objekt “faturimi afrofe” zënë numrin më të madh të ankesave edhe gjatë vitit 2018. Shqetësues mbetet fakti që shoqëritë UK nuk kanë respektuar normativat e miratuara në rastet e faturimit afrofe 4.5 m3 /muaj/frymë për konsumatorët familjare, por kanë vijuar faturimin me normativa të miratuara me urdhër të brendshëm të organeve drejtuese të shoqërive UK në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi” verën ERRU. Pavarësisht kësaj numri i ankimimeve që konsumatorët kanë bërë pranë ERRU për abuzimin në lidhje me faturimet afrofe mbetet ende i ulët çka tregon për një ndërgjegjsim të ulët për të kërkuar të drejtën pranë autoriteteve.

Një tjetër problematikë e ngritur edhe më herët nga qytetarët gjatë vitit 2018 dhe refletkuar edhe në raportin e ERRU është ajo për zvendësimin e shpeshtë të matësit. Jo të pakta kanë qenë rastet kur qytetarët janë gjendur para faktit të kryer dhe kur ujësjellësit kanë vendosur matës të rinj pa i njoftuar paraprakisht. Kjo ka rezultuar edhe në fatura më të fryra pasi matësit duhet të paguhen nga qytetarët në faturat pasardhëse që vijnë fill pas procesit.

“Zëvendësimi i shpeshtë i ujëmatësit është gjithashtu një objekt ankimimi. Nga këto ankesa, është konstatuar se shoqëritë UK nuk kanë respektuar procedurat e njoftimit të konsumatorit në rastet e zëvendësimit të ujëmatësit por njoftimi është kryer vetëm nëpërmjet faturës mujore” shprehet ERRU në raport.

Në raste të tjera ankimimet pranë Entit kanë qenë për mosnjohjen e detyrimeve apo probleme me kontratat. Në vitin 2018 treguesit e uljes së humbjeve ishin minimale dhe uji që humbet në rrjet ra në 63.3 për qind. Sakaq ka një rënie të kohës së furnizimit me ujë dhe një përmirëism të lehtë të mbulimit me infrastrukturë./Monitor

 

Zjarr Tv Ad