Faza finale e zgjidhjes së krizës, Basha: Zgjedhje parlamentare dhe lokale në 1 ditë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo e diel e ka gjetur gjithë Partinë Demokratike në punë. Kreu i PD, Lulzim Basha, vijon prej orës 11:00 mbledhjen me Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, në selinë blu. Në fokus të mbledhjes janë disa prej temave “të nxehta” të aktualitetit, siç janë kriza e thellë politike dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Basha iu ka kërkuar të gjithë ish-deputetëve që të jenë gati për protesta. Kjo po bëhet, pasi opozita pas datës 18 tetor ka paralajmëruar një protestë masive.

Basha gjithashtu është ndalur në tri pika kyçe, që do të ndihmonin për zgjidhjen e krizës së thellë politike, siç janë:

1. Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme.

2. Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

3. Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis përgatirjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës.

Zjarr Tv Ad