FBI dhe Antimafia Italiane shkatërrojnë lidhjet mes Cosa Nostras dhe familjes Gambino

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm FBI amerikane e Antimafia Italiane kanë ekzekutuar operacionin e koduar “New connection” i cili ka çuar në shkatërrimin e lidhjeve të forta të krijuara mes mafias palermitane Cosa Nostra e familjes mafioze italo- amerikane Gambino në New York.

Në pranga janë vënë 19 persona mes të cilëve dhe Salvatore Gambino, kryetari i bashkisë së komunës siciliane Torreto si dhe Francesco e Tomaso Inzerillo, vëllai e kushërri i bosit mafioz Totuccio Inzerillo, i ekzekutuar nga Toto Riina gjatë luftës së mafias në vitet ’80.

Hetimet e operacionit New Connection kanë zbardhur aferat e lidhjet e forta mes klaneve mafioze siciliane e mafias italo-amerikane.

Familja Inzerillo kishte krijuar në komunën Passo di Rigano selinë e aktivitetit të tyre kriminal duke vënë nën zotërim ekonominë lokale, furnizimin ushqimor, lojërat e fatit, bastet on line, gjobëvëniet e zhvatjet me dhunë.

Në këtë territor ishin rikthyer të jetonin mjaft mafioz të familjes Inzerillo të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane  që pas gjakderdhjes mafioze së viteve ’80 ku u detyruan të fshiheshin në SHBA.

Vdekja e Toto Riinas e lidhjet e vendosura me kupolën e re të Cosa Nostra solli rikthimin e tyre në Sicili. Hetimet e FBI amerikane e Antimafias italiane kanë zbuluar përmes përgjimeve ambientale lidhjet e vendosura mes familjes Gambino e Inserillo me Mineo Settimo, i konsideruar si kryebosi i mafias siciliane Cosa Nostra e personi që zëvendësoi Toto Riina pas vdekjes së tij në maj të 2018. Mineo Settimo u arrestua nga antimafia italiane më dhjetor të 2018 gjatë operacionit Cupola 2.0.

Gjatë operacionit janë sekuestruar të mira materiale me vlerë mbi 3 milionë euro.

Të 19 të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz, gjobëvënie e zhvatje të dhunshme, përdorim metodash mafioze, konkurrencë jo e rregullt në treg, mashtrim financiar etj.

 

Zjarr Tv Ad