FBI dhe DEA në Shqipëri

0
295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takime të shumta janë mbajtur këto dy ditë në Tiranë  me ekspertë të FBI-së dhe DEA-së  në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. E deklaroi ministri i Brendshëm fatmir Xhafaj gjatë fjalës që mbajti në Kuvend paraditen e sotme. Ministri tha se “takimet e shumta që kemi patur, edhe këto dy ditë në Tiranë, me ekspertë të FBI dhe DEA, për çështje konkrete dhe shumë të rëndësishme, janë shenjë e dukshme e besimit reciprok të konsoliduar mes nesh me këto dy agjenci ligjzbatuese me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar.” Rezultatet e para, goditja e disa grupeve kriminale kohët e fundit si ato në Shkodër, në Tiranë me aksionin spektakolar të policisë në kapjen në kohë rekord të vrasësit me pagesë, i cili për nga profesionalizmi i treguar është i krahasueshëm më atë të vendeve perëndimore, sekuestrimet e dy ditëve më parë në Lezhë dhe aksioni i gjerë, tejet profesional i Policisë i konkretizuar gjatë natës së mbrëmshme në Elbasan dhe sot gjatë ditës në Shkodër, janë një dëshmi e qartë e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit nëpërmjet përmbushjes së përgjegjësive të saj sipas ligjit.” Xhafaj nënvizoi se operacioni “Forca e Ligjit”, nuk është thjesht një projekt, por një realitet i prekshëm dhe do vazhdojë të jetë i tillë në ditët dhe muajt në vijim ndaj dha mbështetje policisë. “Jam i vendosur të mbështes Policinë e Shtetit në misionin e saj për rend dhe siguri publike në nivelin më të lartë, të inkurajoj dhe mbështes fort strategjinë e Policisë për goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të lidhur me to, duke dërguar përpara drejtësisë cilindo, i vogël apo i madh qoftë ai. Policia është aty për të bërë pikërisht këtë gjë. Por, ajo duhet mbështetur në këtë betejë të ashpër me krimin.” Xhafaj u ndal dhe tek marrëveshja e nënshkruar mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme.  “Nuk ka deliruar akoma askush nga Policia, Prokuroria, apo edhe Ministria e Brendshme për të bërë atë çfarë ata që janë kundër kësaj marrëveshje po e thonë këto ditë. Ajo marrëveshje nuk krijon norma të reja juridike për veprimtarinë e Prokurorisë dhe Policisë.”

Zjarr Tv Ad