Federata Spanjolle ndryshon formatin e Kupës dhe Superkupës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Federata e Futbollit në Spanjë ka miratuar së bashku me klubet ndryshimet në lidhje me kompeticionet e Kupës dhe Superkupës për sezonin e ardhshëm. Në këtë formë është vendosur që klubet pjesëmarrëse në Kupë të zgjerohen.

Numri aktual i ekipeve ishte 83, në formatin e ri do të ketë vend për 116 skuadra. Ndeshjet do të zhvillohen deri në gjysmëfinale me vetëm një takim, ndërsa sfidat do të luhen në fushat e kundërshtarëve më inferiorë. Nëse dy skuadrat janë në të njëjtën ligë atëherë ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës që del e para në shorte.

Sakaq është vendosur se ndeshjet nuk mund të luhen në stadiumet që kanë bar artificial. Ndryshime ndërkohë janë miratuar edhe sa i përket Superkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet në formën e një miniturneu teksa do të marrin pjesë 4 ekipe. Dy të parat e kampionatit dhe dy finalistet e Kupës. Ndërsa me shumë mundësi do të luhet në Arabinë Saudite.

Në rast se Kupa dhe Superkupa fitohet nga e njëjta skuadër atëherë pjesëmarrëse bëhet skuadra e renditur e treta në kampionat.

 

Zjarr Tv Ad