Federatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Gazetareve thirrje qeverisë për rrëzimin e pr.ligjeve mbi portalet

0
6

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) i bëjnë thirrje parlamentit të rrëzoje dy projekt ligjet mbi mediat, të propozuara nga qeveria. Në reagimin e këtyre dy organizatave, propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË: 

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se Parlamenti do të kalojë të ashtuquajturën “pako kundër shpifjes” në 19 dhjetor. Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ / IFJ) mbështetën thirrjet e filialit të tyre në Shqipëri (APJA) për të hedhur poshtë dy projektligjet që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Nëse miratohet, ndryshimet në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike do të lejojnë organet qeveritare, Autoritetin e Mediave Shqiptare (AMA) dhe Autoritetet e Komunikimit dhe Postës (AKEP), fuqinë për të bllokuar menjëherë faqet e internetit të mediave dhe të vendosin gjoba të tepërta për cdo shkelje e dinjitetit dhe intimitetit. Do të prezantonte gjithashtu kërkesa për regjistrim të detyrueshëm për median online.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA) paralajmëron se këto ligje të reja do t’u japin organeve rregullatore “kompetenca quasi të gjykatës”. Edhe pse këto organe janë të pavarur me ligj, nuk ka garanci që ata do të funksionojnë në mënyrë të pavarur në praktikë.

Frika nga mungesa e pavarësisë dhe gjobat e tepërta të vendosura pa kontroll gjyqësor janë ndër dispozitat shqetësuese të ngritura nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në shqyrtimin e saj juridik të botuar më 9 dhjetor. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir paralajmëroi se “gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt.”

Në një deklaratë të përbashkët, EFJ së bashku me 6 organizata për lirinë e shtypit paralajmëruan “që propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.”

“Ne kemi nevojë për vetë-rregullim në Shqipëri, jo rregullim shtetëror të mediave në internet, tha APJA Mimoza Kociu. Shqipëria ka ligje të mjaftueshme për të rregulluar raste të tilla, gjykatat tashmë vendosën në të kaluarën. Ne hedhim poshtë çdo dispozitë legjislative që do të impononte kërkesa për regjistrim dhe do t’u jepte rregullatorëve fuqinë për të bllokuar mediat elektronike dhe vendosjen e gjobave. Thjesht kërkojmë tërheqjen e ligjeve. ”

Edi Rama ka përgatitur të ashtuquajturën “Paketa Anti-shpifje”, e cila pritet të votohet në Kuvend në 19 dhjetor  të këtij viti. Gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë e kanë kundërshtuar ashpër këtë paketë, e cila në pamje të parë synon të vendosë rregulla për mediat online.

Por, me këtë ligj Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Europë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohen 5 “fake news”, pra lajme të rreme, një faqe lajmesh bllokohet për një vit.