“Feedback-u” që morëm ne si shqiptarë, çfarë u tha presidenti i UEFA-s Ceferin? Duka: Nuk kemi kaluar klasën, por kemi marrë notën…

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka konfirmuar se Shqipëria ka marrë nota maksimale si vend organizator i Konference Leagues.

Gjatë një deklarate për mediat, Duka tha se Ceferin së bashku me drejtues të federatave të tjera homologe kanë ngelur të kënaqur me organizimin e kësaj finaleje.

Pyetje: Çfarë “feedback-u” morët nga presidenti Ceferin, për organizimin e finales në “Air Albania”?

“Feedback-u ka qenë pozitiv nga gjithë drejtuesit e federatave homologe, kemi marrë përgëzime të mëdha. Gjithashtu edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin u shfaq shumë i kënaqur që nga mbërritja e tifozit të parë, skuadrave dhe më pas deri tek largimi i tifozit më të fundit. Nota që kemi marrë nga Ceferin ka qenë maksimale. Në total Feedback-u ka qenë shumë pozitiv, nuk mund të themi që kaluam klasën por kemi marrë nota maksimale”, tha Duka.

Zjarr Tv Ad