Felaj: Presidenti akt të njëanshëm, s’shkëputet nga partia e tij

0
4

Deputetja e PS Ermonela Felaj duke folur në parlament, tha se presidenti Ilir Meta duhet të luante rol neutral, mirëpo ai mori një veprim qartësisht të njëanshëm.

“Presidenti i Republikës duhet të luajë një rol neutral në çështjet e politikës. Mirëpo, presidenti ynë nuk shkëputet dot nga partia e vet. Veprimi i presidentit për të shtyrë zgjedhjet nuk është në vullnetin e tij të lirë. Edhe çështja e datës nuk është zgjedhje e presidentit, sepse ligji thotë se edhe data duhet zgjedhur brenda një kohe të caktuar. Fuqia e presidentit është e tillë. Presidenti në Shqipëri zgjidhet nga parlamenti e jo nga populli”, tha Felaj.