Felaj: Rezolutat për gjenocidin serb, instrument i opozitës për t’i rënë ndesh “Open Balkan”

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja socialiste Ermonela Felaj thotë se paraqitja e dy rezolutave për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë janë “instrumenta të opozitës për t’i rënë ndesh Open Balkan”.

Deklarata e Felajt në emisionin “Open” është interpretuar gjerë në media, në kontekstin se maxhoranca nuk dëshiron të miratojë rezolutat e Partisë Demokratike për “të mos prishur marrëdhëniet me Serbinë”.

Megjithatë nën-kryetarja e Kuvendit e quajti “hipokrizi”, paraqitjen e rezolutave në këtë moment, ndërkohë që sipas saj, është opozita ajo që tenton të pengojë “Open Balkan” përmes këtyre rezolutave.

Më herët, pas rëzimit të rezolutës për gjenocidin e Sebrenicës, Taulant Balla deklaroi se maxhoranca nuk do të pranojë asnjë propozim nga deputeti Sali Berisha, madje e quajti “fyes” faktin se Berisha ishte një nga firmëtarët.

Çfarë thotë Felaj në videon që qarkullon në rrjet:

Është bërë si modë në fakt që të kërkohen mocione me debat dhe më pas të votohen rezoluta të caktuara.

***

Dhe kjo është hipokrite

***

Sepse synon t’i vijë ndesh një politike që është duke mbajtur maxhoranca

***

Një instrument për t’i rënë ndesh Open Balkan, sepse dihet botërisht dhe nuk ka arsye për t’u fshehur se opozita, dhe këtu janë të gjithë bashkë në fakt, është kundër Open Balkan.

Zjarr Tv Ad