Felaj “zë ngushtë” Canin dhe i lexon përgjigjen pozitive që i ktheu Lefter Kokës, ish-ministri e pranon: Është e vërtetë, por kërkuam të mos kalonte VKM-ja

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka dhënë dakordësinë e tij për mbështetjen finaciare ndaj inceneratorit të Elbasanit, sipas një shkrese të cilën e lexoi deputetja Ermonela Felaj në komisionin hetimor për inceneratorët.

Cani shprehu se Ministria nën drejtimin e tij ka qenë kundër projektit duke refuzuar në disa raste. Por sipas shkresës drejtuar ish-ministrit Lefter Koka, në atë kohë Ministër i Mjedisit, Ministria e Financave shprehu mbështetjen për financimin.

Cani e pranoi ekzistencën e kësaj shkrese për të cilën tha se e ka firmosur, por shtoi se ishte Autoriteti Kontraktues ai që siguronte Ministrinë për plotësimin e katër pikave.

Ish-ministri socialist tha se Ministria e Financave nuk ishte dakord me VKM-në që sipas tij nuk duhet të kalonte pasi ishte në shkelje të ligjit.

Pjesë nga dëshmia e ish-ministrit Shkëlqim Cani:

Felaj: Përgjigja është e datës 10.12.2014 dhe shkresa e Ministrisë së Financave mban numrin 17042/1, drejtuar zotit Lefter Koka, Ministër i Mjedisit, ky dokument është i administruar. Ka nevoj t’ua lexojë? Mund të na e sqaroni përgjigjen e kësaj shkrese?

Cani: Ju thashë, pasi mora ftesën për të ardhur si dëshmitar, patjetër që i lexova. Unë do të doja t’i jepja një përgjigje përgjithësisht edhe më të përgjithshme.

Felaj: Është vepruar brenda ditës, i është bërë ministrave presion. Ndërkohë që një komunikim që nga gushti, nuk të le të kuptosh që duhet të ishin të gjithë dakort.

Cani: Faleminderit, se po të ma kishe bërë më të drejtpërdrejtë, të isha përgjigjur edhe më drejtpërdrejt. Kjo përgjigje nuk ka ardhur papritur, ka ardhur në vazhdë të asaj që thoni ju. Ne ishim në dijeni të dokumentacionit pavarësisht refuzimeve, por kërkonim përmirësim. Është thënë në këtë letër, në vijim të bisedimeve, ne ishim në dijeni edhe për këtë. Unë nuk i di këto, por tani i kam mësuar që janë 16-17 përgjigje, secili përgjigjej për Ministrinë e vetë.

Felaj: Ju lutem mund të më konfirmoni nëse kjo përgjigje është përgjigja e letrës që ju keni.

Në përgjigje të shkresës tuaj nr 11025/3 dt 10.12.2014, me anë të të cilës kërkohet miratimi paraprak i Ministrisë së Financave për mbështetjen financiare propozimi për dhënien me koncesion/PPP për projektin për ndërtimin dhe administrimin e impantit të trajtimit të mbetjeve të qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë elektrike në mbështetje të nenit 42 të ligjit nr 125/2013 për koncesionet, dhe në vijim të diskutimeve të zhvilluara për këtë praktikë, konstatojmë se:

Referuar studimit të fizibilitetit, përgatitur nga autoriteti kontraktor përgjegjës për mendimin e procedurave të dhënies me koncesion dhe praktikës shoqëruese, argumentohet se: Alternativa e dhënies së këtij projekti me koncesion, është më e favorshme se alternativa e prokurimit publik, projekti koncesionar është i përballueshëm ekonomikisht nga autoriteti kontraktor i qëndrueshëm dhe fizibël në aspektin fiskal. Shteti është në pamundësi ekonomike dhe teknoligjike për realizimin e impiantit të mbetjeve. Realizimi i këtij projekti përbën një prioritet dhe është në harmoni me politikat mjedisore të menaxhimit të burimeve ekonomike, dokumentacioni përmbush kërkesat e nenit 19, të VKM 575/2013 shprehemi se: Në parim jemi dakort me mbështetjen financiare të propozuar për studimin e fizibilitetit.

Felaj: Pra a është e vërtetë kjo që citova? A ka qenë kjo përgjigja tuaj, që mbas diskutimit jeni shprehu “PO” për mbështetjen financiare.

Cani: Patjetër që është e vërtetë. Është një shkresë që e kam firmosur, pjesa e parë është e gjitha pjesë nga studimi i fivibilitetit. Autoriteti kontraktues na sugjeron që edhe kjo, edhe kjo, të katër ato pika janë të përmbushura. Të gjitha dokumentet ishin plotësuar tashmë. Ne biem dakord në parim që kjo të, pra ne të marrim vendimin që po jemi dakord me atë që ju kërkoni. Me kushtet që vijnë më pas pastaj.

Ne nga dokumentacioni i administruar nga rezulton që pas këtij dokumentacioni VKM është miratuar dhënia e financimit për impiantin e mbetjeve Elbasan. Është ky vendim 907, 17.12.2014 së bashku me të është botuar edhe kontrata që e shoqëron. Dini që qeveria të ketë miratuar edhe një vendim tjetër? Sepse ne disponojmë vetëm këtë vendim.

Cani: U mundova që kryetares t’i them që në dijeninë time nuk ka vendim. Pikërisht është ai projekt vendim për të cilin u fola që Ministria e Financave, tani po e ngre zërin, që ne shumë qartë kemi thënë, ky VKM të mos kalojë për arsye se është në shkelje të ligjit. Po e theksoj pak më ashpër. Dhe në dijeninë time, nuk ka dalë vendim i Këshillit të Ministrave për këtë projekt që ne kemi refuzuar. Është dhe Agjencia e Prokurimit…Nuk duhet të ketë, po të doni unë e theksoj që nuk ka, por e lë kaq, ndoshta e vërtetojnë të tjerët më pas.

Zjarr Tv Ad