Fëmijët i vranë dhe i groposën burrin, si nëna e Blerina Metës ekzekutoi vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin në 2010-ën

0
417
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijë në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë dhe groposën babanë, 50-vjeçarin Pëllumb Meta, ka nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale të disa viteve më parë që lidhet me këtë familje.

Mësohet se gjyshja e tre të rinjve nga e ëma (Blerina Meta), vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin në maj të vitit 2010, në Kurbin.

Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin, raporton News24.

Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.

Ndërkohë ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë ka tronditur mbarë opinion publik, ku tre të rinjtë, Hygerta, Amarildo dhe Hysen Meta, vranë babain e tyre dhe e groposën në kasollen pranë shtëpisë.

Autorësinë për këtë krim e ka ma marrë 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ka deklaruar se i ati ka dashur ta fejonte pa dëshirë dhe se sipas saj, ai ishte i dhunshëm dhe kishte konflikte më të gjithë në familje.

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot (26 shkurt) masën e sigurisë arrest me burg ndaj 3 fëmijëve të Pëllumb Metës.

Akuzat e ngritura ndaj 3 të rinjve:

Hysen Meta, vrasje në rrethana familjare

Hygerta Meta fshehje dhe asgjësim i kufomës

Amarildo Meta, fshehje dhe asgjesim i kufomes në bashkëpunim

Zjarr Tv Ad