Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë ndërruar jetë, pasi u g*oditën nga një tren në lëvizje. Hasan dhe Bleran Arifaj, 17 dhe 13 vjeç po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye, të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u g*oditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut, ku lëndimet e marra ishin fatale pas g*oditjes.
Daja i fëmijëve, ka folur për median gjermane BILD, duke zbuluar gjendjen e familjarëve: “Motra ime është e shkatërruar, jo e përgjegjshme”, u shpreh ai. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë ka njoftuar se drejtuesi i trenit, donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë.
Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan ak*sidentin fatal. Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.