“Fenomeni i shpopullimit duhet ndaluar tani”, presidenti Meta: Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës mbi shpopullimin e Shqipërisë.

Meta shkruan se largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin dhe kjo gjë duhet ndaluar duke i ofruar të rinjve më shumë shpresë dhe alternative edukimi dhe punësimi.

Postimi i plotë:

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.

Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.

Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.

Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI! 

 

Zjarr Tv Ad