Fenomeni natyror gjatë të cilit shfaqen tre diej në qiell

0
15

Pamjet mahnitëse të asaj që duken si tre diej që shfaqen në qiell i kanë mahnitur njerëzit në Kinë. Dy gjurmë të vogla në qiell ose ‘diell fantazmë’, mund të shihen të pozicionuara në anën e majtë dhe të djathtë të diellit aktual në qiell. Një fenomen i tillë njihet si ‘dielli qen’ dhe është një iluzion optik.

‘Dielli qen’ ndodh kur një unazë e ndritshme shfaqet rreth diellit dhe kur drita ndërvepron me kristale akulli në atmosferë.

Pamjet u morën në Hulunbuir, Mongolinë e Brendshme, më 28 nëntor.  Një burrë që ka filmuar videon mund të dëgjohet duke thënë: ‘Shikoni janë tre diej në qiell’.

Banorët në Yakeshi, Hulunbuir, njoftuan se e panë fenomenin dy herë gjatë ditës, dhe ngjarja në mëngjes zgjati për rreth dy orë. Zhao Kexin, i cili punon në Stacionin Meteorologjik Hulunbuir, tha se ‘dielli qen’ është një fenomen që ndodh shpesh në Hulunbuir në dimër.