Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në PD pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 Marsit.
Ai e bëri të ditur këtë gjatë mbledhjes së sotme të Kolegjit të Kryetarëve, ku tha se mban vetë përgjegjësi për humbjen në Rrogozhinë, duke mos e fajësuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Madje sipas tij Basha duhet t’u kërkojë llogari deputetëve për humbjen në zgjedhjet e 6 Marsit, ndërsa akuzoi se në Rrogozhinë pati dhe shitblerje të votës.
“PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash.
Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoju llogari deputetëve. Nuk vihet në fushatë për foto. Nuk keni faj ju pse humba unë. Kemi faj unë dhe ata deputetë që ishin. Janë dhënë leke. Unë kaq kisha mundësi. Ata që të kërkojnë llogari ty, ti kërkojnë llogari vetes. jap doreheqjen, pergjegjesine e mbaj vet“, tha Saraçi.