Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka dalë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ditën e djeshme u zgjodh si kryetar i ri i Partisë Demokratike.
Në një deklaratë në ambientet e jashtme të Kuvendit, Xhaferaj tha se Berisha u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën.
“Kishte zgjedhje por nuk kishte zgjidhje, Berisha edhe dejure u kthye në krye të një grupimi që formësohet nga njerëz me lidhje emocionale, që kanë punuar gjatë pushtetit të Sali Berishës. Pra defakto dhe dejure u kthye nga pensioni politik për të futur në pension politik opozitën”, u shpreh Xhaferaj.