Ferdinand Xhaferaj tregon arsyet pse Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetar të PD-së

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ferdinand Xhaferraj, teksa ka folur për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, ka renditur arsyet përse Sali Berisha nuk duhet të kandidojë për t’u bërë kryetar i PD-së.

Sipas tij, arsyeja e parë është se Berisha prish barazinë e garës për shkak të mbështetjes së madhe që ka, ndërsa arsyeja e dytë është se kërkesa e Berishës bëhet për axhendën e tij personale, për mos-ndëshkueshmëri.

“Kemi punuar me Berishën, nuk ndihemi mirë me atë që ka ndodhur. Ajo që do them nuk ka të bëjë me personin, por për interesin e anëtarësisë së PD, pra është parimore. Pse Berisha nuk duhet të pretendojë të kandidojë për PD-në? E para, prish barazinë e garës. I gjithë potenciali i tij, e pranojnë të gjithë që po kandidoi do fitojë brenda këtij mjedisi.

Po interesi i këtij mjedisi nuk është të bëjë Berishën fitimtar, ne duhet të fitojmë zgjedhjet. Arsyeja e dytë, shumë e përdorin këtë zgjatjen e mandateve për mos-ndëshkueshmëri.

Këtë thonë studiuesit. Kërkesa e Berishës bëhet për axhendë personale apo për t’i shërbyer demokratëve. Ai në 2013 dha dorëheqjen se e pa që nuk i jepte më dot fitoren asaj partie,” tha Xhaferaj.

Zjarr Tv Ad