Ferdinand Xhaferraj: Kryetarët e bashkive mbeten nën mbrojtjen politike

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian u shpreh se situata në terren është trishtuese, duke theksuar se ministri Çuçi nuk është gjithçka pozitive siç u përshkruan nga ministri Çuçi.

“Për këtë çështje kaq të ndjeshme fatkeqësisht nuk duhet të ishim kaq në distancë midis njëri-tjetrin. Nëse kthehemi prapa në 2021, a kishte gjë pozitive në këtë qasje siç e përshkroi Ministri Çuçi, përveç faktit që u shkarkua një Drejtor i Përgjithshëm Policisë së Shtetit dhe u caktua një zyrtar me CV të kënaqshme. Por kjo është shumë pak. Situata në terren, situata që preket nga qytetarët është shumë e trishtueshme. E ashtuquajtura Task Forca mbi pastrimin e parave, ka ngelur në vend numëro. Ndaj nëse gjerat janë në këtë pikë është se mungon vullneti politik. Çelësi i ndryshimit të situatës me rendin dhe krimin e organizuar është thjeshtë vullneti politik. Kemi raste kur kryetarët e bashkive mbeten nën mbrojtjen politike dhe sot, dhe kjo është e trishtueshme. Në fakt i vetmi bastion janë institucionet e pavarura të policisë dhe mazhoranca përpiqet ti bëjnë presion drejtësisë. Ndaj këto institucione duke ta frenojnë kryeministrin për të frenuar qasjen për ta kontrolluar drejtësinë”, tha Xhaferri.

Zjarr Tv Ad