“Fermerët e Korçës përballen me indiferencën e shtetit”, Braimllari: Politikat e Rilindjes për bujqësinë janë shpopulluese dhe antikombëtare.

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari akuzon qeverinë për politika antikombëtare për fermerët. Ai shkruan se fermerët e Korçës çdo ditë përballen me indiferencën e shtetit dhe se banorët mashtrohen nga qeveria dhe pushteti lokal.
Sipas tij, rilindja i varfëroi dhe të vetmen rrugë iu la emigracionin.

“Fermerët e qarkut Korçë çdo ditë përballen me indiferencën e shtetit.
Asnjë mbështetje nga pushteti qendror dhe ai lokal. Breshëri i rënë në muajin qershor shkatërroi shumë produkte bujqësore dhe për të disatën herë banorët u mashtruan nga qeveria dhe pushteti lokal. Asnjë mbështetje në kushtet kur çmimi i naftës rritet çdo ditë, taksat e larta, mungesa e subvencioneve dhe e tregut ka sjell shkatërrimin e fermerit vendas. Rilindja i varfëroi dhe të vetmen rruge iu la emigracionin. Politikat e Rilindjes për bujqësinë janë shpopulluese dhe antikombëtare”, shkruan Braimllari.

Burimi: Postimi i Braimllarit në Facebook.

Zjarr Tv Ad