Fermerët e Urës Vajgujore hedhin manderinat në rrugë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Urës Vajgurore, të mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike protestuan sot për taksat e larta, çmimin e naftës dhe mungesën e subvencioneve për fermerët. Ata bllokuan urën e Kucit,  ku ndahet Berati me Lushnjen, teksa në shenjë simbolike hodhën në rrugë arka me manderina. Sipas tyre, prodhimet bujqësore u kalben për mungesë tregu. I dërguari i Kryesisë së PD-së për Beratin, Eno  Bozdo, u bëri thirrje banorëve të bashkohen në protestën e madhe të 16 shkurtit  në Tiranë. Sot në Berat rreth orës 16:00  pritet të mbërrijë dhe kryetari i PD-së Basha në vijim të turit të tij të takimeve në rrethe.

 

Zjarr Tv Ad